20/06/2024
22.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikatat në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Me kërkesa për rritje të pagave në shëndetësi e kulturë, sindikalistët dalin në protesta.
Sindikata e shëndetësisë kërkoi nënshkrim të aneksit të Marrëveshjes kolektive dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri të mërkurën, të enjten protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Përfaqësuesit e kësaj sindikate thonë se mbi 11 mijë të punësuar në shëndetësi, marrin paga me shumë të barabartë me pagën minimale.

“Në seancën e fundit të Këshillit të Sindikatës, ku u tregua se akoma nuk është nënshkruar aneksi i marrëveshjes kolektive u vendos për protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet fjalë për korrigjim që në këtë moment nuk i përgjigjet asaj që ndodhi me dy rritjet e mëparshme të pagave, pasi dy rritjet e pagës minimale ishin në vlerë prej rreth 7 650 den bruto, ndërsa paramendoni ne në këtë moment kërkojmë rritje për ndoshta pak më shumë se gjysmën e kësaj shume”, deklaroi Lubisha Karanfilloski, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë.

“Fshesa dhe sapuni, barazohen me infuzionin dhe ineksionin, madje ka infermiere që do të jenë më pak të paguara. Ka pasur raste ku një infermiere thotë dua të bëhem pastruese, nuk dua të dridhem mbi pacientin, të mos më bëjë ndonjë alergji, domethënë destruktivitet total, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes kolektive”, tha Simon Siljanovski, përfaqësues i Sindikatës së Shëndetësisë.

Organizata e sindikatave të Ministrisë së Kulturës protestuan sot duke kërkuar rritjen e pagave. Kërkojnë nënshkrim të marrëveshjes kolektive për pagat, sipas shembullit të Ministrisë së Financave.

“Duam të porosisim se nuk do të dorëzohemi, do të jemi prezent çdo ditë dhe në numër të madh, deri në realizimin e qëllimit tonë, vlerësim I duhur I punës së të punësuarve. Me pagë deri në 25 mijë denarë, që I marrin mesatarisht 70 përqindëshi I të punësuarve në Kulturë, muaji nuk mund të mbijetohet. Prandaj kërkojmë nënshkrim të marrëveshjes kolektive dhe rritje të pagave sipas shembullit të Ministrisë së Financave”, theksoi Branko Kostovski, kryetar i sindikatës së Kulturës.

Në dy dikasteret, Financa dhe Shëndetësi nuk tregojnë nëse do të plotësohen kërkesat e sindikalistëve për rritjen e pagave. /Alsat.mk

Të fundit