20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sirena sulmi në të gjithë Ukrainën, Zelensky mesazh kombit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sirenat e sulmit ajror po dëgjohen në të gjithë vendin.

Komentet Zelensky i bëri në orët e vona të mbrëmjes, në një mesazh dërguar kombit ukrainas.

“Okupatorët po e kuptojnë se ne gradualisht po bëhemi më të fortë dhe qëllimi i terrorit të tyre është shumë i thjeshtë, të bëjnë presion mbi ne, të bëjnë presion mbi shoqërinë tonë, të frikësojnë njerëzit, të shkaktojnë dëm maksimal në qytetet e Ukrainës, të paktën ndërsa terroristët rusë janë ende të aftë ta bëjnë këtë”, tha ai.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojnë vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe të kërkojnë mbrojtje.

Sirenat janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të shtune në të gjithë Kievin, ndërkohë që Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa në qytetet ukrainase.

Kujtojmë se të paktën 34 persona janë vrarë në tre ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ruse.

Të fundit