15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Situata në Kosovë/ Çfarë po paralajmëron Vuçiç? “Muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një reagim të fundit ka deklaruar se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione.

Sipas tij këto janë presione që do të vijnë në kuadër të situatës së krijuar në Kosovë.

“Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën dhe Metohinë nga ata që janë të pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, tha Vuçiç gjatë një vizite në punimet përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllava në Petrovac.

Por kur sheh sa probleme të tjera ka në botë, është mirë kur mund të ndërtosh dhe punosh dhe të sigurosh një të ardhme të tillë për fëmijët tanë.

Ndërkohë i pyetur për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, e cila nuk do të përfshijë një koalicion të partive serbe, Vuçiç tha se nuk do të ndërhyjë në çështjet e tyre.

“Ne merremi me çështjet e popullit tonë, le të presim të formohet qeveria, pastaj do të komentojmë. Mali i Zi është një vend i afërt me ne, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ta“.

Të fundit