17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, të premten dezinsektimi kundër mushkonjave

“Me datë 01.09.2023, SH.T.P.SH PRONTTO në bashkëpunim me Komunën e Tetovës
do të realizojë dezinsektimin e dytë nga toka në territorin e Qytetit të Tetovës për
zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë”, njofton Komuna e Tetovës.

“Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 22:00 deri në orët e hershme të

mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të
fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me
kushte më të mira atmosferike.

Për dezinsektim do të përdoret preparat i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit
për përdorim edhe atë 50 ml/11. Andaj qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të
marrin masa mbrojtëse, që do të thotë të bëjnë strehimin e bletëve në kosheret e tyre,
sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen e bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë
pas trajtimit të territorit.

Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat
trajtimi i qytetit si dhe t’i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me
qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Të fundit