22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“S’ka vend më të mirë për ta kuptu atdhedashurinë”, Taravari bashkë me Gashin, Mexhitin e Kasamin, vizitojnë bacën Rifat në Prekaz

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari bashkë me liderët e partive opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë vizituar Kullën e Jasharëve në Prekaz, ku janë takuar me Bacën Rifat, përcjell TV21. Në takim përveç Taravarit ishin edhe Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku.

“Nuk ka vend më të mirë se Prekazi me nderu lirinë! Nuk ka njerëz më të mirë se Jasharajt me kuptu atdhedashurinë!”, ka shkruar Taravari.

“Në djepin e shqiptarisë”, ka shkruar Mexhiti.

“Jasharajt janë vetë historia jonë”, ka shkruar Kasami.

Të fundit