13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandali me librin e muzikës, Mash nuk merr përgjegjësi

Lidhur me reagimet e djeshme në Televizionin Koha të profesorëve të lëndës së Muzikës për klasën e tetë, ku u denoncua se libri që kishte arritur në duart e tyre rreth 95 përqind të këngëve ishin me nota në gjuhën maqedonase dhe të shkruara me alfabetin cirilik. Fjalët janë në gjuhën  shqipe por shkronjat janë në gjuhën maqedonase. Që ironia të jetë më e madhe, në librin e Muzikës për nxënësit shqiptarë janë përfshirë edhe këngë serbe ndërsa mungojnë kompozitorët shqiptarë.Lidhur më këtë kërkuam prononcim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës prej nga u përgjigjën se në bazë të programeve mësimore janë përpiluar tekste shkollore të reja, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore

“Në vitin 2020 janë përpiluar programe mësimore të reja për lëndën e arsimit muzikor prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë dhe të njëjtit i orjentojnë të rinjtë drejt multikulturalizmit, gjegjësisht mësimit për veçoritë e popullit të tyre, por edhe për kulturën muzikore, traditën dhe zakonet e popujve të tjerë në vend.Në bazë të programeve mësimore janë përpiluar tekste shkollore të reja, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore. Kështu që, për çfardo llojë arsyetimi, nëqoftëse se ka fella e mësimdhënësve apo palë të tjera të interesuar, mund të  dorëzohen deri tek Komisioni Kombëtar, i cilështë organ i pavarur dhe sigurisht që do të jetë lëndë  për shqyrtim dhe vendimmarrje veprim të mëtejshëm”  thuhet në përgjigjen e dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 Në lidhje me skandalin në librin e muzikës për nxënësit e klasave të teta reaguan edhe nga Lëvizja Besa.

Profesorërt e lëndës së muzikës pritet që në të ardhmen të jenë më të zëshëm në këtë drejtim pasi që janë të zgënjyer me qasjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e cila hedh fajin tek institucionet tjera, ndërsa në librin ku duhet të mësojnë nxënësit shqiptar nuk ka asnjë element në gjuhën shqipe.TV KOHA

Të fundit