Artisti i njohur bashkëkohor Sislej Xhafa në Universitetin e Tetovës po realizon projektin artistik “Rrota e dashurisë” Ai ka udhëtuar nga Nju-Jorku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta zhvilluar para studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Arteve (UT) projektin e tij të radhës dhe për ta përcjellë sidomos te studentët, përvojën e tij të krijimtarisë artistike dhe për të krijuar bashkëpunime e për ta nxitur kureshtjen e studentëve drejt zbulimit të veprave të reja. Artisti Xhafa shprehu mirënjohje për mikpritjen në këtë institucion i cili sipas tij është një vepër multidimensionale. Ai tha se është pritur shumë mirë dhe se në Tetovë ka zbuluar amerikën e re të vogël.
Dekani i Fakultetit të Arteve Senad Abduli tha se është fat që në Universitetin e Tetovës ta presin një artist i Sislej Xhafa për shkëmbim të dijes.
Prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, njëherazi kuratore e projektit të sipërpërmendur Nora Halimi, thekson se “Është nder dhe kënaqësi që e kemi pritur në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Arteve, Sislej Xhafën, një ndër emrat më të njohur të skenës së artit bashkëkohor botëror, një artist me krijimtari të përfaqësuar nga galeritë, muzetë dhe koleksionet me prestigjioze botërore.
Studentët e fakultetit të arteve thanë se kjo ka qenë një ndër javët me të veçanta dhe se kanë mësuar shumë gjëra nga artisti Sislej Xhafa.
Sislej Xhafa është në Fakultetin e Arteve nga data 30.10.2023 dhe do jetë këtu deri më 03.11.2023, për të zhvilluar një punëtori me studentët e programit studimor Art Figurativ të titulluar “Rrota e dashurisë”, një projekt i rëndësishëm artistik”.TV KOHA