Libri I muzikës për klasën e tetë arriti në duart e nxënëve dhe arsimtarëve.Por, përmbajtja e tij është katastrofale, fyese dhe nënçmuese për shqiptarët. Rreth 95 përqind të këngëve janë me nota në gjuhën maqedonase dhe të shkruara me alfabetin cirilik. Fjalët janë në gjuhën shqipe por shkronjat janë në gjuhën maqedonase. Që ironia të jetë më e madhe, në librin e Muzikës për nxënësit shqiptarë janë përfshirë edhe këngë serbe ndërsa mungojnë kompozitorët shqiptarë. Kjo ka ngjallur reagimin e profesorëve të lëndës së muzikës, njofton Tv Koha Profesori Gadaf Elmazi thotë se shqetësimi i tij është në nivel të të gjithë arsimtarëve shqiptarë të lëndës së muzikës sepse në libër nuk gjendet asnjë përmbajtje që ka të bëjë me shqiptarët, ndërsa nuk mungojnë edhe këngë me motive serbe, thotë profesori duke shprehue revoltën në emër të profesorëve të rajonit të Tetovës.
“Të gjitha këngët që ishin të shënuara ishin të shënuara në gjuhën maqedonase. Kishte edhe këngë serbe, nuk figuronte asnjë kompozitor shqiptar, madje nuk ka asnjë instrumentalist shqiptarë, ka vetëm një violinist shqiptar.Është skandal”, thotë për Televizionin Koha profesori Gadaf Elmazi, i cili shpreh revoltën në emër të profesorëve të rajonit të Tetovës.
Kjo është e papranueshme për profesorët, për arsye se edhe sjellja me vonesë e librit ka prapravijë, që i njejti të bëhet pjesë e sistemit arsimor edhe në të ardhmen.Ata kërcënojnë se me këtë libër nuk do të punojnë. Ky është një hap drejt asimilimit të kulturës muzikore shqiptare, thonë profesorët, raporton Tv Koha.
Autorë të librit janë Froska Sapunxhieva, Florim Zulfija dhe Veselinka Maxharova.Televizioni Koha ka kontaktuar me njërin prej autorëve Florim Zulfiu, i cili thotë se verzioni origjinal është ndryshe dhe ky botim është skandaloz.
“Unë i kam argumentet programa mesimore e vitit 2018-19, verzionin origjinal, verzioni ne gjuhë maqedonase dhe gjuhë tjera.Nesër urgjentisht do te jem tek Ministri, drejtori i byrosë për zhvillim të arsimit dhe do të kërkoj të formohet një komision dhe të inspektohen gjërat se ky skandal është vetëm në gjuhën shqipe. Për fat unë e kam verzionin origjinal edhe pse ka leshime por jo si ky botues-katastrofë.Unë po ju siguroj se realiteti është ndryshe por dikush edhe më tej prej vitit 2008,09,10 e këndej janë duke bërë skandale dhe shpresoj dhe do të kërkoj që kjo të vertetohet dhe të dalin publikisht ata të cilët po na bëjnë dëm” thotë autori Florim Zulfiu për Televizionin Koha.
Profesorët e lëndës së muzikës në shkollat fillore thonë se shqetësime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe të njejtat I janë adresuar Ministrit të Arsimit dhe Shkencës por përkundër premtimeve deri më tani nuk është bërë asgjë që të përmirësohen gabimet në librin e muzikës për nxënësit shqiptarë.Profesorët do të kërkojmë takim me ministrin dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të protestojnë për këtë fyerje që u bëhet nxënësve dhe profesorëve shqiptarë. Në tekstet e librave të muzikës të përshtatura në shqip nga gjuha maqedonase përveç gabimeve në përkthim, që në shumë raste janë qesharake, ka munguar mes të tjerash terminologjia muzikore, krijimtaria popullore muzikore shqiptare, instrumentistë qoftë ekzekutues ose interpretues, këngë artistike dhe popullore dedikuar moshës së nxënësve nga autorë shqiptarë.Urim HASIPI/Tv Koha.