07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skriningu i nxënësve për Kovid-19 do të jetë me teste të shpejta

Skriningu i nxënësve për Kovid-19 mendohet të jetë me teste të shpejta, të cilët nuk janë të shumtë në numër, por 10.000-20.000 teste janë në dispozicion dhe do të jetë për nxënës të rastësishëm me qëllim që ta shohim përfaqësimin e përgjithshëm të virusit në këto grupmosha, deklaroi sot mjeku Aleksandar Petliçkovski, i cili është kryetar i ri i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Ai informoi se skriningu i kaluar tregoi se me cilën shkallë zhvillohet infeksioni në shkollat fillore dhe të mesme dhe në këtë drejtim do të jetë edhe ky aksion, ky aktivitet.

“Në mesataren e numrave javorë shohim se në popullatën prej 12 deri 18 vjet ka shkallë shumë të ulët, incidencë shumë të ulët dhe kjo na jep të drejtë që ta vazhdojmë mësimin me prani fizike sepse në këtë përfshirje të popullatës nuk ka prani të dukshme të infeksioneve”, tha Peliçkovski, duke shtuar se ideja është që ashtu edhe të mbetet.

Theksoi se me zbatimin e protokolleve të rrepta, me ajrosjen, me izolimin e shpejtë të atyre që kanë simptoma, por megjithatë me insistimin e pranisë fizike, më së paku që duan është të dëmtojnë zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Petliçkovski tha se testet e shpejta kanë specifikë më të vogël për detektimin e omikonit se sa llojit delta. Ajo specifikë, siç thamë lëviz diku mbi 50 për qind dhe do të jenë disi të përdorueshme.

Petliçkovski informoi se edhe për momentin protokollet nuk janë me izolim të gjithë shkollës, por me nxënësit të cilët janë në afërsi të nxënësit ose studentit i cili ka dalë pozitiv. Ata shkojnë në izolim, madje edhe testim nuk propozohet nëse nuk kanë simptome. Testohen me teste PCR vetëm pacientët me simptome.

Të fundit