13/08/2022
24.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim do të publikohen në faqen e ISHSSH

Qeveria në mbledhjen e djeshme të 10-të vendosi që vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim të publikohen në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe në mënyrë plotësuese në “Gazetën Zyrtare” sa më shpejtë që është e mundur.

Gjatë kësaj, nuk do të publikohen të dhënat personale të qytetarëve, gjegjësisht plotësisht do të ruhen standardet e definuara me Ligjin për Mbrojtje të të Dhënave Personale.

“Ky vendim merret për shkak të numrit të rritur të qytetarëve për të cilët përcaktohet masa e izolimit dhe për shkak të numrit të zvogëluar të ditëve për izolim, ndërsa me qëllim të rrjedhës më të shpejtë të informacioneve, uljen e distancës kohore mes momentit kur është konstatuar nevoja për izolim, dhënia e vendimit për izolim dhe publikimi i tij. Me metodologjinë e re ulen mundësitë për keqpërdorim në periudhën derisa nuk publikohet vendimi, ndërsa me këtë ulen edhe rreziqet nga numri i shtuar i rasteve pozitive me Kovid-19”, informuan nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Prej atje shtuan se për këtë mënyrë të dorëzimit të vendimeve, qytetarët do të informohen paraprakisht përmes numrit të telefonit të lënë në institucionin ku ishte bërë testimi, ndërsa do të ekzistojë mundësia që të jepet vërtetim se është publikuar vendimi për izolim me kërkesë me shkrim të qytetarëve.

“Vërtetim për vendim të publikuar për vetizolim mund të jepet edhe për nevojat e Prokurorisë Themelore Publike ose ndonjë organi tjetër me kompetencë për mbikëqyrje në vendimet për izolim”, theksuan nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Të fundit