Sonte në fshatin Reçicë e Madhe starton edicioni i 34-të Turneu tradicional i futbollit të vogël i 34-ti me radhë ‘’KF Reçica – TV Koha 2025/26’’. Kësaj radhe marrin pjesë 28 ekipe të ndara në 8 grupe. Turneu fillon sonte dhe do të ngjasi deri më 3 janar 2026 kur edhe do të zhvillohet finalja
28 ekipe nga rajoni i Pollogut, Shkupi dhe Kërcova gjatë 13 ditëve të ardhshme do të jenë pjesë marrin pjesë në turneun e 34-të tradicional të futbollit të vogël “KF Reçica – TV Koha 2025/2026 “ që fillon sonte dhe do të përfundon me ndeshjen finale më 3 janar 2026.
Këshilli organizativ i këtij turneu tradicional pasi konfirmoi numrin e ekipeve pjesëmarrëse. Në praninë e përfaqësueseve të ekipeve pjesëmarrëse ka bërë edhe tërheqjen e shortit. 28 ekipet janë të ndara në tetë grupe dhe atë katër grupe me nga katër ekipe dhe katër grupe me nga tre ekipe. Sipas rregullores të turneut që ka përgatitur Këshilli organizativ ndeshjet do të luhen sipas rregullave struktë të futbollit në sall, ndërsa dy ekipet e para nga secili grup do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt. Hapjen solemne të turneut të sivjetmë do ta bënë ish futbollisti i KF Reçica Sulejman Iseini në ndeshjen hapëse mes Swis Market – Richi Donner me fillim në ora 18:00, ndërsa sonte do të zhvillohen edhe Funa Mermer- Grande Home, Kamjani – Gradeci dhe Tvin Market – Izolimi NVM. Në disa ekipe do të shihen edhe lojtar profesionist si nga Liga e parë e futbollit ashtu edhe nga liga e futsallit. Të gjitha ndeshje do të drejtohen nga arbitra profesional, ndërsa në natën e parë drejtësi do të ndajnë Isa Emurli, Ilmi Medii dhe Idriz Idrizi.
Tre ekipet e para nga ana e organizatorit do të shpërblehen me mjete financiare, Kupa dhe medalje, ndërsa shpërblime do të ketë edhe për golashënuesin më të mirë, lojtarin dhe portierin më të mirë . Këtë turnir tradicional të futbollit në sall pritet ta ndjekin edhe numër i konsiderueshëm i futbollit në sall dhe sidomos mërgimtarët të cilët këto ditë do të jenë në vendlindje . Turniri do të zhvillohet në sallën e sportit të shkollës fillore “Përparimi” në Reçicën e Madhe
SHABAN SINANI – TV KOHA








