Sot nga ora 11:00 në Prishtinë është paralajmëruar që të mbahet një protestë.
Konkretisht protestuesit janë ftuar që të mblidhen para Ambasadës së Suedisë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i vendimit të Akademisë Suedeze për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke.
Handke është i njohur për përkrahjen që i ka dhënë ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
Austriaku ka dalë hapur ndër vite në përkrahje të Kasapit të Ballkanit dhe ka mohuar gjenocidin e bërë nga Serbia, si në Kosovë dhe në Bosnjë.