19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spanja përfshihet nga zjarret, qindra të evakuuar

Një zjarr në rajonin perëndimor të Extremadura, në Spanjë ka shkatërruar deri në 14,800 hektarë tokë dhe ka detyruar 550 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, me erërat e forta që po pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, sipas shërbimeve të emergjencës.
Deri në 250 zjarrfikës janë në gatishmëri në rajonin Pinofranceado të Spanjës, në provincën e Cáceres pranë kufirit me Portugalinë. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e deri në 550 banorëve nga fshatrat e zonës. Sipas autoriteteve, zjarri ka rënë për shkaqe natyrore.
Një dimër jashtëzakonisht i thatë në pjesë të Europës Jugore pas tre viteve të reshjeve nën mesataren në Spanjë po shton rrezikin nga zjarret./abcnews

Të fundit