19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Mos udhëtoni jashtë vendit, ekziston rreziku që të mbeteni të bllokuar

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot përmes një video-mesazhi në faqen e tij në Facebook, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i anulojnë udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Ai thotë se nëse qytetarët vendosin të udhëtojnë, ekziston rreziku që të mbeten të bllokuar në kalimet kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Apeloj tek qytetarët që t’i shtyjnë udhëtimet jashtë shtetit. Çdo shtet edhe në rajon edhe në Evropë kanë masat e tyre për mbrojtje dhe ekziston rreziku që qytetarët të mos mund t’i kalojnë kufijtë dhe të mbeten të bllokuar në kalimet kufitare”, tha Spasovski.

Ai shtoi se kjo do të krijonte problem shtesë për institucionet shtetërore./Telegrafi/

https://www.facebook.com/o.spasovski/videos/610312852881827/

Të fundit