Më 16.03.2026, në ora 21:20, në SPB Tetovë është paraqitur vetë një 47-vjecar nga Tetova, me të cilin është zhvilluar bisedë zyrtare. Duke vepruar lidhur me ngjarjen e datës 14 Mars, ku një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarët policorë kanë arritur në përfundim se vajza kishte qenë e keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga babai i saj. Me urdhër të prokurorit publik, ai është liruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 46-vjecari për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “dhunë”. Më 11 Mars në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pas përfundimit të një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore Tetovë, ku kishte qenë i pranishëm bashkë me një person tjetër, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht këtë të fundit.
Dje, në ora 13:00, në SPB Tetovë, një grua 47-vjeçare nga rajoni i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga një persona nga fshati Haraçinë, Shkup, për një shumë prej 550 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt 2026, ajo kishte rënë në kontakt me personin përmes një rrjeti social, i cili ishte prezantuar si përfaqësues i një kompanie për mobilje, dhe kishte porositur mobilje. Pas takimit, ajo ia kishte dhënë paratë si paradhënie, por shërbimi nuk ishte realizuar dhe personi ishte bërë i pakontaktueshëm. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dje, në ora 15:45, në Policinë e Gostivarit, zyrtarët policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 49 vjecar nga Gostivari për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”. Ai dyshohet se nga një shtëpi ka marrë sende, të cilat janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.







