Dje, rreth orës 18:00, në rrugën Tetovë–Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar e privuan nga liria një 40-vjecar nga fshati Gjurgjevishtë, rajoni i Gostivarit. Gjatë një kontrolli në komunikacion, ata ndaluan një veturë të tipit “Ford” me targa të Gostivarit, të cilën ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se nuk posedonte leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Dje, në orën 18:40, në Pikën Kufitare Jazhincë, zyrtarët policorë e privuan nga liria një 48-vjecar nga fshati Radushë. Gjatë kontrollit kufitar u konstatua se automjeti i tipit “Tiguan” që ai e drejtonte kërkohej nga Interpol-Gjermania. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Dje, në orën 20:29, në SPB Gostivar nga Qendra Urgjente – Gostivar është raportuar se tek ata është sjellë pa shenja jete një 28 vjecar nga Shkupi, i cili më parë kishte probleme shëndetësore. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik do të kryhet obduksioni.







