Të tjera lajme

ÇMIMI I NAFTËS: SITUATË KRIZE NË GJITHË TERRITORIN E VENDIT!

Në vigjilje të vendimit më të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë për çmimet e reja të derivateve, Qeveria në një seancë të jashtëzakonshme miratoi masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10%.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit është publikuar zyrtarisht në “Gazetën Zyrtare”, duke hyrë kështu edhe formalisht në fuqi.

Ky vendim u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të mbajtur dje, për shkak të rrezikut të mundshëm për ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në gjithë vendin. Sipas dokumentit zyrtar, gjendja e krizës do të zgjasë 30 ditë.

Qëllimi i kësaj mase është të mundësojë një reagim më të shpejtë dhe më efikas në përballimin e pasojave që burojnë nga situata aktuale në Lindjen e Mesme. Në këtë drejtim, është aktivizuar edhe Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave, i cili do të jetë në mbledhje të përhershme dhe do të monitorojë zbatimin e masave.

Njëkohësisht, të gjitha institucionet shtetërore janë të obliguara të ndërmarrin hapa konkretë për tejkalimin e situatës dhe zbutjen e efekteve negative.

Në kuadër të krizës, Qeveria propozoi edhe një masë ekonomike – uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%, me qëllim lehtësimin e barrës së çmimeve për qytetarët dhe bizneset.

Të fundit