13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPB-Tetovë: Çiklistët të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugën Tetovë-Gostivar

SPB Tetovë u rekomandon çiklistëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes së tyre në rrugën e rajonit Tetovë-Gostivar dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.

“Me ngrohjen e motit, në rrugët e rajonit Tetovë-Gostivar, ndër të tjera, është rritur dukshëm numri i çiklistëve dhe motoçiklistëve që marrin pjesë në komunikacion.

SPB Tetovë apelon tek çiklistët që të lëvizin siç duhet, gjegjësisht në skajin e djathtë në rrugë, njëri pas tjetrit dhe jo pranë njëri-tjetrit.

Ata gjithashtu këshillohen të jenë të ndriçuar siç duhet në mbrëmje dhe të shmangin rrugët e errëta, t’i kushtojnë vëmendje shenjave dhe veprimeve kur kthehen majtas ose djathtas, duhet të zbresin nga biçikleta, të kalojnë rrugët në vendkalime të shënuara dhe më shumë.

Në të kundërtën, çiklistët do të përballen me sanksione ligjore, përkatësisht për ta do të përpilohen parashtresa përkatëse, ndërsa varësisht nga lloji i kundërvajtjes, në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, janë paraparë edhe gjoba prej 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë. (neni 96 i Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor)”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Nga atje informojnë se vitin e kaluar në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 22 aksidente trafiku në të cilat janë përfshirë drejtpërdrejt çiklistët dhe 74 me motoçiklistë./Telegrafi/

Të fundit