Të tjera lajme

STADIUMI I TETOVËS, VAZHDOJNË PUNIMET SIPAS DINAMIKËS SË PARAPARË

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Kompaninë Ecolog dje në Tetovë pritën kryetarin e FFM-së Masar Omeragiq, zëvendës presidentin e UEFA-s dhe presidentin e Federatës Shqiptare të futbollit Armand Duka si dhe presidentin e Federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi. Pas një pritjeje të shkurtër në kabinetin e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami u ndanë edhe mirënjohje të ndërsjellta. Më pas të gjithë së bashku panë nga afër punimet që po kryhen në projektin e ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Tetovë, i cili synon t’i plotësojë standardet e Kategorisë 4, me një kapacitet prej rreth 10,000 ulësesh. Pas vizitës në stadium delegacioni vazhdoi takimin në hapësirat e Kompanisë Ecolog. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se Tetova si qendër e futbollit në Maqedoninë e Veruit meriton një impiant modern që të shpërfaqen emocionet e adhuruesve të futbollit

 BILALL KASAMI – KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS ’Ne jemi sot  këtu  për një projekt të përbashkët, për një projekt të mirë të cilën  po e realizojmë  dhe  ajo ka të bëjmë me fushën e sportit, një  fushë  futbolli ku  do të shpërfaqen emocionet e futboll dashsëve. Ne  besojmë që në momentin më të shpejtë të përfundimit të këtij stadiumi edhe  Tetova do të jetë  një qendër e rëndësishme e futbollit pas  Shkupit . Për më shumë që edhe  ashtu  është afër dhe unë besoj në atë se edhe kushte më të mira  do të  afrojmë për  gjithë  futboll dashësit si të ekipeve  nga Tetova  po ashtu  edhe të reprezentacionit shtetërorë’’

 Pronari i Kompanisë Ecolog, Lazim Destani u  shpreh i  lumtur  për  këtë  takim  të nivelit  kaq  të  lartë me  presidentin  e Fedreratës  Shqiptare Armand  Duka   dhe me  atë të FFM-s Masar Omeragiq.

 LAZIM DESTANI – PRONAR  I KOMPANISË ECOLOG Kemi biseduar edhe më herët me këta edhe i kemi mbështetës si për stadiumin ashtu edhe  për punët e sportit të ecin mirë këtu në Maqedoni.Poashtu e përshëndes dhe  kryetarin e Komunës  kemi një bashkëpunim  shumë të mirë ku stadiumi i Tetovës është ëndrra e gjithë neve , veçanërisht e tifozëve që është duke u realizua dhe do të realizohet. Unë vetëm kam ndërhy në vetëm dy pika . Pika e parë më është realizuar, tash pres pikën e dytë . Pika e parë ka qenë që stadiumi kur ishin bisedat për fillimin e a do të ndërtohet, a do rinovohet unë ua preva thashë nëse e bëjmë e bëjmë të ri prej zeros, që të bëhet një stadium që ka pamje ndërkombëtare. Kurse e dyta është ta shpejtojmë pak punën. Do tu ri afër që sa më shumë të shpejtohet dhe në afatin e përcaktuar bile edhe para afatit të luhet në stadiumin e ri. Këto janë dy dëshirat e mija që të vazhdoj të punoj me to’’ deklaroi Lazim Destani pronar i Kompanisë Ecolog.

 Zëvendës /presidenti i UEFAS  dhe njëherit kryetari i Federatës shqiptare  të futbollit Shqiptar  Armand  Duka shprehu  falënderime për  kryetarin e  Komunës së Tetovës dhe pronarin e Ecolog për   ftesën për  të  qenë  në këtë  takim.

 ARMAND DUKA – ZV. PRESIDENT I UEFA-s ’Unë kam qenë disa herë në këtë stadium kam ndjekur ndeshje që me të vërtet ka qenë një stadium në gjendje shumë të keqe, pothuajse  të mjerueshme dhe tani është një projekt i bukur që besoj dhe jam shumë i bindur që do shkoj përpara me bashkëpunimin shumë të mirë le të themi të tre faktorëve dhe aktorëve kryetarit të Bashkësisë, Kompanisë Ecolog dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit, pse jo nëpërmjet të projekteve të UEFA-s . Ne kemi një projekt që quhet Hat Trik i cili mbështet projektet zhvilluese të Federatave nacionale dhe besoj që nëpërmjet  Federatës së Maqedonisë së Veriut dhe zotit Masar do ta shfrytëzoj këtë për ta mbështet edhe këtë projekt. Uroj që sa më shpejt të jemi këtu për të parë ndeshje futbolli në një stadium të ri të kategorisë së 4-të të vlefshëm për çdo lloj aktiviteti ndërkombëtar. Pse jo Shkëndijën e Tetovës, jo vetëm në grupet e Konferencë Liga por edhe më lartë në Chapions Liga dhe Kombëtaren e Mqedonisë ta shohim këtu ‘’ tha presidenti i FSHF-së Armand Duka

 Kryetari i  Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut  Masar  Omeragiq  premtoi  se edhe  FFM-ja  do  ta përkrahë këtë  projekt.

 MASAR OMERAGIQ – KRYETAR I FFM-së Kryetari Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut Masar Omeragiq premtoi se edhe FFM-ja do ti bashkëngjitet në përkrahje të këtij projekti pasi Tetova është qendër e futbollit MASAR OMERAGIQ – KRYETAR I FFM-së ‘’ Me njerëzit e Shkëndijës para disa muajve kishim një takim të përbashkët ,FFM-ja për momentin po përfundon stadiumin në Manastir, pas një muaji filluam ndërtimin e tribunës në Ohër. Dhe tani FFM-ja do ti bashkëngjitet projektit në stadiumin e qytetit të Tetovës . Ky është një projekt i mirë për të cilën FFM në 20 vitet e fundit nuk ka investuar asnjë euro, asnjë denar në Tetovë, Tetova këtë nuk e meriton si qendër e futbollit, si qytet që ka dhënë Kampion të futbollit, Dhe siç e dimë për momentin Shkëndija është kampion i Republikës së Maqedonisë dhe e përfaqëson Maqedoninë në Europë. FFM vendosi që të bashkëngjitet në këtë projekt në pjesën e montimit të ulëseve dhe mbulimin e tribunave në fazat graduale. Këtu FFM do të kyçet nëpërmjet fondeve adekuate nga fondet e FIFA-s dhe UEFA-s. Shikoj që projekti shkon me tempo të shpejtë dhe shpresojmë se për 1 vit e gjysmë projekti do të përfundon dhe pastaj ekipet e Tetovës, klubet si Shkëndija, dhe Teteksi të luajnë në këtë stadium. Dhe normalisht ta sjellim edhe reprezentacionin e futbollit të Maqedonisë që këtu mund të luajnë pasi ky stadium do ti plotëson të gjitha normat e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve’’ deklaroi Masar Omeragiq kryetar i FFM-s

 Projekti i rikonstruimit të stadiumit të  qytetit të Tetovës realizohet nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe klubit të futbollit Shkëndija.

Në projekt janë të parapara edhe Qendra Sportive dhe Rekreative e qytetit si dhe terreni sportiv në fshatin Saraqinë. /TV KOHA/

Të fundit