Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lile Stefanova përmendet në videon e re që sot ka publikuar gazeta italiane “La Verita”, transmeton Zhurnal.
“Personalisht e kam dëgjuar incizimin që sot u publikua për lëndën që edhe mua personalisht më tangon. Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë”, thotë për Slloboden Peçat, prokurorja nga PSP, Lile Stefanova.
Pikërisht emri i prokurores Stefanova përmendet në incizimin më të ri që u publikua sot nga gazeta “La Verita” e që ka të bëj me rastin “Reket”.