19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Stoltenberg bisedon me Erdogan, kreu i NATO-s vlerëson kontributin e trupave turke në Kosovë

Duke e quajtur Turqinë një aleate të rëndësishme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi kontributin e trupave turkë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë përforcimet pas trazirave të fundit në veri.

Sekretari i Përgjithshëm e uroi presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen . Ata diskutuan një sërë çështjesh, të cilat janë në axhendën e Samitit të NATO-s, e cila do të mbahet në Vilnius në muajin korrik, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, si dhe luftën kundër terrorizmit.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO. Stoltenberg vuri në dukje se Stokholmi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, konkretë për të përmbushur kërkesat e Turqisë, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës, si dhe rritjen e bashkëpunimit kundër terrorizmit. Ai theksoi se legjislacioni i ri i rëndësishëm kundër terrorizmit ka hyrë në fuqi ditët e fundit dhe se Suedia ka përmbushur detyrimet.

Ndërkohë, pritet që më 12 qershor NATO do të nisë bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Të fundit