27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Studentë të përzgjedhur nga Universiteti i Amsterdam-it vizitë studimore në Universitetin e Evropës Juglindore

Në kuadër të turit të realizuar në vendet e Ballkanit, studentë të përzgjedhur të historisë, shkencave politike dhe humane nga Universiteti i Amsterdam-it, të martën (13 qershor 2023) realizuan vizitë studimore në Universitetin e Evropës Juglindore.
Gjatë qëndrimit në UEJL, ata patën mundësi të dëgjojnë një ligjëratë dhe prezantim nga Prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë, Prof. Dr. Besa Arifi si dhe nga përfaqësuesit e Institutit “Maks va nder Shtul”.
Vizita e studentëve holandez u organizua nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fonadacionin “Grand Tour” i Universitetit të Amsterdamit./TV KOHA/

Të fundit