19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sulmohet ekipi i televizionit Alsat ndërsa ishte në detyrë

Sulmohet ekipi i televizionit Alsat ndërsa ishte në detyrë. Sulmi fillimisht verbal dhe më pas fizik ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa dy gazetaret e televizionit Alsat Era Gjakova dhe Sarah Hoxha së bashku me kameramanin po xhironin në terren.
Një person që kishte dhe dyqanin aty pranë pa kurrfarë arsye ka kërcënuar me mjete të mprehta gazetaret dhe kameramanin. Ai madje i kërcënoi ata me jetë. Pas kërcënimeve me jetë, pa kurrfarë arsye personi sulmoi fizikisht kameramanin e Alsatit duke i shkaktuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, por sulmuesi ndërkohë mbylli dyqanin e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. /alsat.mk

Të fundit