18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Propozim për uljen e rrogave të funksionarëve, Sindikata e dorëzon në Kuvend

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i ka dorëzuar Kuvendit propozim për uljen e pagave të zyrtarëve që u rritën për 78 për qind.

Sindikata kërkon ndryshime të menjëhershme të nenit 11 të Ligjit për paga dhe shtesa të tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në shtet.

“Ne propozojmë që rritja e pagave të punonjësve dhe zyrtarëve të sektorit publik të bazohet në parime të barabarta pa diskriminim në përputhje me parimet e dakorduara në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik dhe rregullat për punëtorët duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për zyrtarët, pavarësisht nëse është në nivel qendror apo lokal”, thekson LSM.

Sindikata vlerëson se është e palogjikshme rritja drastike e pagave të zyrtarëve, sidomos në kohën kur punëtorët, qytetarët dhe pensionistët ballafaqohen me pasojat e kriza ekonomike, shëndetësore dhe ushtarake, rritja e kostove për jetën – inflacioni dhe rritja e shportës minimale të sindikatave.(INA)

Të fundit