24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim Dimitrov- Daçiq në Nish për mundësinë e hapjes së kufijve gjatë qershorit

Krahas eurointegrimeve, mini- shengenit dhe avancimit të bashkëpunimit dypalësh, temë qendrore e takimit të sotëm në Nish midis shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq, ka qenë lehtësimi i kufizimit mes dy shteteve për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe hapjes së kufijve.

Siç ka bërë të ditur korrespondenti i MIA-s në Beograd, Dimitrov në konferencën për shtyp ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë fat që afërsia, lidhjet dhe miqësia mes dy popujve është aq e fortë që krahas përpjekjeve të përkohshme të politikës, nuk arrijnë të bëjnë asnjë dëm në atë miqësi.

Ai ka thënë se është me rëndësi “që për çështje për të cilat nuk kemi qëndrime dhe kemi mospajtime, me rëndësi është të jemi të afërt dhe të komunikojmë dhe forcojmë miqësinë”.

Lidhur me hapjen e kufirit, Dimtirov ka thënë se në konsultim me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë pasur plan fillestar që nga mesi i këtij muaji të hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut.

“Do të bisedojmë më intensivisht këtyre ditëve në kuadër të situatës me virusin dhe situatën në rajon, këtyre ditëve duhet ta qartësojmë dhe të sjellim atë vendim. Mendoj se një vendim i tillë duhet të pritet gjatë këtij muaji edhe pse është pak mosmirënjohëse kjo të parashihet lidhur me paparashikueshmërinë e pandemisë”, ka thënë Dimitrov.

Ndërkohë, ministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia më 22 maj i ka hapur kufijtë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa asnjë kufizim.

“Duke pasur parasysh se as Serbia, as Maqedonia e Veriut nuk janë ishuj të izoluar dhe gjitha ato vendime është me rëndësi t’i sistematizojmë dhe të dimë në rajon se kush çfarë rregulla ka, pasi kjo njerëzve ju intereson. Për ne është me rëndësi se në ç’drejtim do të zhvillohet komunikimi jonë me Maqedoninë e Veriut dhe nëse njerëzit do të mund të udhëtojnë, ku në takim kanë qenë të pranishëm edhe epidemiologë, nga ku varen edhe vendimet tona politike lidhur me kufijtë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se Serbia dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në gjitha fushat, ndërsa në drejtim të shengenit të vogël ka dhënë mbështetje ndaj eurointegrimeve që duhet të jenë më intensiv, duke paralajmëruar se të premten në Greqi me shefin e diplomacisë, Dendias do të diskutojë edhe për organizimin e takimit trepalësh mes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ishullin Kërf në nivel të shefave të diplomacive. ob/fab

Të fundit