28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim përshëndetës i Dimitrovit me ambasadorin gjerman Gerberih

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov e priti në takim përshëndetës ambasadorin e Gjermanisë në vend Tomas Gerberih.

Me këtë rast, siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrov e theksoi rolin e rëndësishëm të ambasadorit Gerberih në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, si dhe profesionalizmin dhe angazhimin e tij personal për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

Ministri Dimitrov gjithashtu u përqendrua në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakufizuar dhe rolin e Gjermanisë në favor të integrimit Euroatlantik dhe evropian të Maqedonisë së Veriut, e cila, siç theksoi ai, rezultoi me rrumbullaksimin e fundit të pranimit në NATO dhe vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimi me vendin tonë.

Duke theksuar se Maqedonia e Veriut e vlerëson thellësisht mbështetjen e Qeverisë dhe të gjithë aktorëve politikë në Gjermani, ministri e falënderoi për miqësinë e sinqertë dhe përkushtimin ambasadorin Gerberih në këtë kontekst. sn/

Të fundit