Të tjera lajme

Takim vëllazëror mes Kasamit dhe Konjufcës në Tetovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, realizoi sot një vizitë zyrtare në Tetovë, ku u prit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.

Takimi mes dy përfaqësuesve të institucioneve shqiptare u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, duke theksuar lidhjet e forta ndërmjet shqiptarëve në të gjitha trojet dhe përkushtimin për bashkëpunim institucional dhe kombëtar.

“Kjo vizitë edhe njëherë tregon forcën e lidhjes sonë vëllazërore dhe kombëtare”, u shpreh kryetari Kasami pas takimit, duke falënderuar Konjufcën për këtë vizitë domethënëse.

Vizita e kryeparlamentarit të Kosovës vjen në vazhdën e intensifikimit të kontakteve ndërinstitucionale ndërmjet liderëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, me synim thellimin e bashkëpunimit politik, kulturor dhe ekonomik në nivel rajonal

https://www.facebook.com/share/p/16EBhqCdre/

Të fundit