Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nuk ka dashur të komentojë spekulimet lidhur me përfshirjen eventuale të deputetëve në rastin “Reket” të cilin rast e ka ngritur Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar.
Mirëpo, ai theksoi se nëse është e nevojshme për diçka të tillë dhe arrin kërkesa për heqje të imunitetit për ndonjërin nga deputetët, edhe pse gushti do të jetë pushim për Kuvendin dhe deputetët ai ka theksuar se nuk do ta ndalojë që ti mbledhë deputetët për të shqyrtuar rreth kësaj çështje./Alsat