Të tjera lajme

Taravari: BDI më ofroi edhe kryeministrin edhe presidentin, por dëgjova zërin e qytetarit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 ka zbuluar se gjatë negociatave me BDI-në, partia e integristëve ka qenë në gjendje t’ia pranojë çdo kërkesë të tij, përfshirë këtu edhe presidentin dhe kryeministrin e parë shqiptar.

“Unë më lehtë e kam pasur të shkoj me pozitën, me BDI-në sepse kemi pasur  negociata dhe e kam thënë publikisht. Edhe me zotëri Ahmetin edhe me partitë opozitare. Personalisht e kisha shumë më lehtë. Çfarëdo që kërkoja, edhe kandidat për president ose edhe kryeministër i parë shqiptar, nëse do ta bëja atë kërkesë, do të realizohej. Edhe bartës liste ku të doja… Por nuk është kjo punë personale. Kjo është punë e vijës, trajektores historike e Aleancës për Shqiptarët”.

Të fundit