13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmet Selmani: Ikja e shqiptarëve në botën e jashtme, alarm për ruajtjen e gjuhës

Këshilltari redaktues për zbatimin e Gjuhëve, Ahmet Selmani në emisionin Ora e Parë, tha se shpërngulja e shqiptarëve ngre alarm për ruajtjen e gjuhës.

”Ikja e shqiptarëve në botën e jashtme, trendi i shpërnguljes është një pikëpyetje që duhet t’ia vendosim vetes. Prandaj në këtë kontest ne e pamë të udhës ta shtrojmë alarmin se ku ndodhet gjuha shqipe, se ne e dimë që mnë vitin 2019 gjuha shqipe përjetoi një avansim në aspektin ligjor, por duhet parë se çfarë realisht ne bëjmë si shqiptar për ruajtjen e gjuhës” – tha Selmani.

Pjesa tematike e Konferencës gjuha shqipe, perspektiva dhe rreziqet, do të marrin pjesë shumë personalitete të njohura nga Shqipëria Kosova por edhe politikan të njohur si dhe kryeministri Xhaferi, tha mes tjerash Ahmet Selmani. /tvklan.mk/

Të fundit