Në momentin që keni blerje brutale të votave abuzim të vullnetit politik t’i nuk mund ta pranosh rezultatin e vjedhësit. Kështu tha në emisionin “ENTER”, Arben Taravari, duke shtuar se në këtë mënyrë i jepet mundësia atij që të vazhdojë me të njëjtin avaz.
“Ne pasi se pranojmë absolutisht nuk e legjitimojmë. Fundi i fundit edhe shumë më shumë vota kanë partitë shqiptare së bashku se sa vet BDI. Zotëri Ahmeti nuk e ka legjitimitetin e çështjes shqiptare, së paku mos të kishte keqpërdor në zgjedhje, ne do dilshim të parit për të ja uruar dhe për ta bërë strategjinë për më tutje. Por në momentin që vjedh dhe të nesërme të thirren të ulemi bashkë, mendoj se është pervers, hipokrizi totale nga Ali Ahmeti”, deklaroi Taravari.
Sipas tij për momentin çdo kombinatorik dhe numër ku mund të lihet BDI-ja jashtë qeverisë mendoj se ja vlen të provohet.
“Edhe ata kanë nevojë për demokratizim të partisë së tyre të mbeten një periudhë në opozitë dhe pas zgjedhjeve lokale mundem.. vlerësojë se çfarëdo kombinimi qeveritar që do të bëhet numrat do të jenë shumë ngushtë, do të ketë nevojë ndoshta për zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale dhe i masim forcat njëherë BDI-ja prej opozite të garon duke mos e pasur policin, inspektorate, parat dhe bandat të cilët vazhdimisht kanë bërë keqpërdorime”, deklaroi Taravari. /SHENJA/