29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Ka dakordim me të gjith subjektet shqiptare për 20 %

Ushtruesi i detyrës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emsionin “Polemikë” në Tv Koha, tha se partitë shiqptare kanë dakordim për emërtimin e 20 përqindshit në “populli shqiptar” ose “gjuha shqipe”.

“E kemi dakordimin e të gjitha prative politike shqiptare dhe mendoj se nuk duhet të bëjmë shumë zhurmë për ta irituar palën tjetër. Ja e dëgjoj edhe z. Kovaçevskin se dhe z. Mickoski se mund të ulemi të bisedojmë, se ka hapësirë për ta biesduar. Unë e kam përshtyjen se ka vullnet edhe prej tyre, por e them vazhdimisht se kjo nuk duhet të duket si triumfalizëm”, deklaroi Taravari.
Taravari tha se është momenti që edhe pala maqedonase të vlerësoj siç duhet bashkëqytetarët e tyre shqiptar.

“Kjo është një periudhë shumë e ndjeshme për popullatën maqedonase dhe ata e kinsiderojnë se shqiptarët çdo herë kur marrin një të drejtë e cila u takon absolutisht, sikur diçka merret prej atyre. Kjo s’ka të bënë aspak me atë, thejshtë duhet t’i vlerësojnë bashkëqytetarët e tyre ashtu siç duhet”, theksoi më tej Taravari.

Ai tha se si vend nuk duhet të ndalemi vetëm këtu, por duhet punuar për përfaqësim të drejtë edhe me investime ekonomike, pasi siç u shprej, 700 mijë qytetarë nga kanë ikur viteve të fundit në perendim.

Të fundit