21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Cilat janë kompanitë në Maqedoni që morën miliona euro nga fondet IPARD për bujqësi dhe zhvillim rural?

Disa kompani në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut kanë përfituar miliona euro përmes Agjencisë shtetërore të pagesave, gjegjësisht Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Këto fonde janë siguruar përmes programit MD të kësaj Agjencie, pra bëhet fjalë për para nga programi IPARD, në të cilin një pjesë të vogël ka edhe shtetit, përcjell INA.

Kompania që kryeson me shumën më të madhe është “Xhanviki” nga Petroveci i Shkupit, që në fund të shtatorit ka marrë 2.2 milionë euro. Ajo merret me përpunimin, prodhimin dhe tregtimin me shumicë të frutave dhe perimeve, si dhe zotëron depo për ushqime dhe mallra të konsumit si dhe ftohje industriale.

E dyta është kompania “Montenegro DOO” nga Gostivari, e cila ka marrë 2.1 milionë euro. Ajo është një kompani private familjare e themeluar në vitin 1963 në Republikën e Malit të Zi, që më pas nisi aktivitetin edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut në dy sektorë: shitja me pakicë e produkteve ushqimore me gjashtë tregje të vendosura në Gostivar, si dhe import dhe distribuim të produkteve ushqimore nga më shumë se 30 marka të njohura evropiane.

E treta është “Gold Land LLC” nga fshati Trebosh i Zhelinës, e cila më 22 qershor ka marrë pak më shumë se 89 milionë denarë ose 1,45 milionë euro. Edhe kjo kompani i ka marrë paratë përmes programit MD. Pothuajse asnjë informacion rreth kësaj kompanie nuk mund të gjendet në internet.

Një shumë prej rreth 1.4 milionë euro ka marrë edhe kompania “Trgoproduct” nga fshati Dabilje i Strumicës, ndërsa pas saj me 56 milionë apo rreth 1 milion euro ka marrë kompania “DOOEL FE-ES”.

Kompanitë e tjera që morën fonde prej mbi 500 mijë euro – deri në 900 mijë janë: “Lars” nga Shtipi, “Crystal 64” nga Strumica, “Dojrana Fresh” nga Dojrani, “Pajdakov” nga Gjevgjelia, si dhe kompania “M Shest Agrar” nga Shkupi.almakos.com

Të fundit