17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari për dorëheqjet e BDI-së: Këto lojëra më duken shumë fëmijërore

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari në një deklaratë për TV21 i ka cilësuar si lojëra fëmijërore dorëheqjet e ministrave dhe funksionarëve të BDI-së, shkruan TV21. Taravari thotë se ASH do të merr vendime pas konsultimeve me organet e partisë, nëse do të qëndrojë në Qeveri pasi VMRO-DPMNE do të votonte ndryshimet kushtetuese.

“Realisht mua më duken shumë joserioze këta veprime të BDI-së duke e marrë parasysh në çfarë kohe serioze kalon Republika e Maqedonisë së Veriut, në një periudhë shumë shumë të rëndësishme. Këto lojëra më duken shumë shumë fëmijërore të them. ASH është parti në vete dhe i sjell vendimet e veta në organet partiake të AHS-së, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat. Duke e përfillur vullnetin e anëtarësisë por edhe të qytetarëve shqiptar në RMV”, tha Tarvari.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/822127922980673/

Të fundit