28/04/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Pse në 2015 nuk ka pasur përgjime vetëm për Nikolovsin në VMRO?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, lidhur me kritikat dhe akuzat e shumta të VMRO-DPMNE-së ndaj AA-së, theksoi se me këtë retorikë antishqiptare, VMRO-DPMNE-ja vetëm po e dëmton veten, sepse pas zgjedhjeve të ardhshme do nuk mund të gjejë partner shqiptar për bashkëpunim.

“Ka një pjesë në VMRO që e dinë, sidomos anëtarët e VMRO-së, se aty ka një fraksion rus. Edhe bashkëpartiakët e tyre e dinë që kjo po ndodh, sidomos nga Nikollovski i cili dominon edhe Mickoskin, kam përshtypjen se nuk i intereson dhe vazhdimisht del me teza që ai vetë nuk mund t’i përdorë. Ata kanë dy qëllime me atë propagandën ruse, arsyeja është amullia e VMRO-së për ta paraqitur Taravarin si radikal, si nacionalist, shovinist, ultranacionalist dhe e dyta është se unë jam i korruptuar. Këto janë dy qëllimet e grupit prorus të VMRO-së. Ata e lidhin radikalizimin me atë që thashë se nëse nuk kalohen amendamentet kushtetuese, situata do të radikalizohet dhe vazhduan me rubrika, shkrime, në debate se Taravari do të radikalizohet, do të destabilizojë shtetin dhe do luftë. Duke dashur të më portretizojnë si të korruptuar, duhet ta dinë që unë kam thënë disa herë që nuk jam një person që lejoj të shantazhohem dhe nuk mund të korruptohem. Në atë moment kur do të më shantazhojnë, nuk do të merrem me politikë, do të dal në pension. Tani po shpikin diçka që dikush më dha diçka për të hyrë në qeveri, shtëpinë në Shkup e kam që nga viti 2021 dhe e kam regjistruar në listën e anketave”, tha Taravari.

Ai publikisht e pyeti Nikollovskin, i cili udhëheq VMRO-DPMNE-në.

“Kush e udhëheq partinë, ai apo Mickoski dhe pse kur doli përgjimi në vitin 2015 nuk kishte asnjë përgjim të Nikolovskit. Këtë le të përgjigjet Nikolovski, nëse ka diçka që nuk e dimë dhe ai duhet të sqarojë”, pyeti Taravari publikisht nënkryetarin dhe deputetin e VMRO-së, Aleksandar Nikollovski.

Të fundit