24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Target-Fortesa” kthehet në rigjykim, Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve në rastin “Target-Fortesa” dhe e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë duke kthyer kështu lëndën në Gjykatën Themelore Penale-Shkup për rigjykim dhe vendimmarrje, ndërsa ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është e pabazë.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 shkurt 2021 për rastin “Target-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve nga DSK-ja, ka shqiptuar dënim me burg prej 55 vjet dhe 10 vjet me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.

Për rastin ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u dënua me 12 vjet burg për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Gjykata gjithashtu dënoi me nga 15 vjet burg edhe ish shefin e drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujovski dhe punonjësin e kësaj drejtorie Nikolla Boshkoski.

Të fundit