24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të afërmit e gruas nga Kosovrasti negativë, rasti i ri i të infektuarit është një burrë nga Dibra

Të premten është konfirmuar rasti i ri i të infektuarit me Kovid-19 në Dibër pas 50 ditëve, pas çka ditën e sotme edhe një burrë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Të premten ajo ishte grua nga fshati Kosovrasti i poshtëm, e cila para disa vitesh ishte operuar nga tumori në tru, kishte temperaturë të lartë trupore dhe sulme të shpeshta epileptike. Ishte dërguar në Klinikën për neurologji në Shkup ku është konfirmuar se është infektuar me Kovid-19 pas çka është hospitalizuar në Klinikën infektive.

“Testet e bëra të personave të cilët kanë pasur kontakt me gruan e infektuar janë negativë në Kovid-19 që është lajm i mirë. Megjithatë të gjithë ata edhe më tej janë në vetizolim”, ka thënë kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

Sot është paraqitur edhe një rast i ri i cili është një burrë nga Dibra, siç konfirmojnë nga Spitali i përgjithshëm është dërguar në klinikat në Shkup për shkak të dhimbjeve të mëdha në gjoks, por testi i bërë ka konfirmuar praninë e koronavirusit. Është hospoitalizuar në spitalin “8 Shtatori”.

Sipas statistikës policore nga 24 orët e fundit, në Dibër në vetizolim janë 45 persona, por për shkak të rastit të ri numri sot është më i madh. vt/fb/

Të fundit