Të dënuarit e shekullit
Shkruan/ Urim Hasipi
Nuk i bëri aspak përshtypje se jetën e kaloi me ndihmë sociale, me kredi, e me huamarrje prej fqinjit, por atë natë kur i fitoi partia doli në shesh me hedh valle…
Nuk e kishe mendjen aspak se nesër do të duhet të pret me orë para sportelit për një dokument, nuk e kishe mendjen se në spital nuk do gjen mjek, por krenarë për partinë, të na rrojë partia
Këtu mungon gjithçka ama krenarë për gjithçka jemi dhe janë…
Statistikat i krahasojnë si ju konvenon politikanëve por asnjëherë nuk i krahasuan rrogat me shtetet e zhvilluara… dhe mos harrojmë krenarë deri në fund
Këtu mund të mos kemi trena, por edhe me i pas gjithmonë treni do na ikë se ne nuk jemi vonuar…
Këtu lindish jeton deri në vdekje me frikën se çka do të sjelle e nesërmja. E kur e nesërmja është e rëndë dhe e hidhur ngushllimet i gjeni tek flamujt partiak.
Po, këtu nuk ka rëndësi se shteti gjen një mijë arsye mos paguajë infermieret dhe inspektorët e gjuhës kryesorja partia të jetë mirë.
Këtu krenarë për shumëçka janë njerëzit ani pse nuk ka ujë, nuk ka rroga të mira, nuk ka jetë të mirë, nuk ka të ardhme, nuk ka shkollim cilësor, nuk ka shëndetësi të mirë, kryesorja partia të na rrojë.
Dhe sërish do të harrojmë, nesër do dalim në tubime plot patriotizëm, do elektrizohemi me këngët e Ilir Shaqirit, e natën e zgjedhjeve me tupana në shesh do të festojmë me kufera e efridolla🤦.
Dhe kështu do jetojmë krenarë çdo herë me flamujt e partisë.
E një ditë pas zgjedhjeve me tupana do ju thrret përmaburuesi e noteri…
Një ditë më pas me tupana do shkosh në punë me po ato maltretime me atë rrogë më atë poshtërim ama sërish krenarë në mesin e shokëve se fitoj partia!
(Si çdo herë qëndrimet janë personale😂)







