Lideri i partisë në pushtet në Maqedoninë e Veriut – BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar sot në Tiranë ministrin në Qeverinë e Edi Ramës, Taulant Ballën, transmeton TV21.
Siç bënë të ditur Ahmeti, në takim është biseduar për zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.
Madje Ahmeti thotë se që të tre shtetet shqiptare duhet të punojnë që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin shpejtë drejt Bashkimit Europian – BE-së.
“Në Tiranë takova Ministrin e Brendshëm, mikun tim Taulant Balla, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të veriut dhe Kosovë.
Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian”, shkroi Ahmeti në Facebook.