Kënaqësi e veçantë të takoj sportistin e ri dhe të talentuar, Omer Memedi nga Luboteni, anëtar i klubit të mundjes “Liria”, i cili u shpall Kampion Ballkanik në kategorinë U20!
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm që na mbush me krenari dhe dëshmon për punën, përkushtimin dhe disiplinën e Omerit, si dhe mbështetjen e trajnerëve e gjithë atyre që i qëndrojnë pranë.
Omeri është një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë tanë që na përfaqësojnë me dinjitet në arenën sportive.
I uroj suksese të mëtutjeshme dhe fitore të reja ndërkombëtare!
Të rinjtë tanë janë forca dhe e ardhmja e kombit, le t’i mbështesim dhe motivojmë që të vazhdojnë rrugën e suksesit dhe të na bëjnë gjithmonë krenarë.








