25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të shtëna me armë zjarri në dasmë, arrestohet 27 vjeçari nga Çairi

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.00, në Çair, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka arrestuar personin J.A(27) nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie eksplozive” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Pas marrjes së masave paraprake është vërtetuar se J.A ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.Me urdhër të gjykatësit paraprak në procedurë është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilën e ka poseduar ilegalisht.

J.A është dorëzuar para gjykatësit paraprak, dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Të fundit