Nga zyra për informim në Aleancën për Shqiptarët njoftojnë se të shtunën, nga ora 13:00 në Shkup, respektivisht në Bushi Resort do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë. Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika:
- Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare.
- Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.