Në pikën kufitare “Tabanoc” janë sekuestruar 248 gramë ar, me vlerë prej rreth 12 mijë eurove, të cilin dy bashkudhëtarë, në tentativë për ta fshehur, kishin planifikuar ta nxirrnin jashtë Maqedonisë së Veriut, pa e deklaruar në dogana, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave thotë se për njërin nga udhëtarët do të ketë kallëzim penal, kurse për tjetrin kallëzim për kundërvajtje.
“Njëri prej pasagjerëve mbante në qafë një konop të zi dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj me stoli ari të gatshme, me peshë 201,82 gram, të mbështjella me shirit krep. Pasagjeri tjetër mbante një zinxhir në qafë me një tufë unazash të ngjitura, me peshë 46.48 gram”, shtojnë nga Drejtoria e Doganave./tv21.tv