20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Mbrëmjen e djeshme Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka regjistruar dy tërmete në vend.

Sipas të dhënave tërmeti i parë është regjistruar në ora 21:07, me fuqi të 2.5 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në ora 21:26 me fuqi prej 2.6 ballëve sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 100 kilometra në jug të Shkupit, ndërsa është ndjerë nga qytetarët e Ohrit, Strugës dhe Resnjës.

Të fundit