22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tërmeti i fortë godet Turqinë. Dridhet Bursa dhe Stambolli

Ankara- Tërmeti godet Turqinë. Lëkundja sizmike ndodhi paraditen e sotme dhe epiqendra ndodhet në Detin Marmara.

Më shumë tërmeti u ndje në Bursa dhe qytete e tjera përreth, por dridhjet e forta u ndjenë edhe në Stamboll duke alarmuar banorët.

Ali Yerlikaya, Ministri i Brendshëm i Turqisë ka deklaruar se ekipet dhe institucionet menjëherë pas tërmetit janë nisur në gadishmëri në zonë për të parë nga afër terrenet.

“Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin tonë. Falë Zotit, ende nuk ka ardhur asnjë raport. Përpjekjet e skanimit po vazhdojnë…Zoti na ruajt nga të gjitha llojet e aksidenteve dhe telasheve”, tha Guvernatori i Stambollit.

Të fundit