Manifestimi “Flaka e Janarit”, që mbahet në shumë vendbanime shqiptare për nderë të heronjëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, për herë të parë sivjet është mbajtur edhe në Tetovë. Për këtë u përkujdes Biblioteka e Tetovës nën udhëheqjen e drejtoreshës Nurije Bajrami e cila organizoi një manifestim kushtuar tre heronjëve që u vranë më 17 janar të vitit 1982 në Gjermani.
Ndërkohë, ky përkujtim vjen 42 vjet pas vrajses së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, kurse organizatorët shpresojnë që në të ardhmen ky manifestim të jetë tradicional dhe më madhështor.
Në ndërkohë, një recital kushtuar heronjëve të janarit lexoi nxënësja Anida Ademi.Ajo ka një mesazh për rininë, që më shumë të njihen me jetën dhe veprën e atyre që u flijuan për liri.
Një manifestim I kësaj natyre u mbajt në një hapësirë modeste në kuadër të Pallatit të Kulturës, në mungesë të hapësirave më të mira në bibliotekë.
Mbrëmjen e 17 janarit të vitit 1982, në një atentat nga UDBA jugosllave u vranë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ata ishin tre veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani/TV KOHA /