20/05/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovarët adhurues të targave të veçanta/ Paguajnë 73 mijë denarë që në vend të numrave të vendosin emrin

Pollogu renditet i pari në Maqedoni për shfrytëzimin e numrit të targave të veçanta ose të ashtuquajtura “tarag të arta”. Sipas të dhënave të vitit 2022, Pollogu ka dhënë mbi 400 targa të arta nga 13 mijë targa standarde. Edhe pse për t’i marrë ato duhet të paguhet deri në 73 mijë denarë, qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit nuk e kanë problem. Sektori për punë të brendshme njofton se interesimi për tabela të arta po rritet.

“Vitin e kaluar në rajonin që e mbulon sektori për punë të brendshme Tetovë gjithsej janë dhënë mbi 13 mijë targa dhe 411 të ashtu quajtura targa të veçanta. Këtë vit numri i përgjithshëm i tabelave shkon në mbi 3 mijë dhe plus 225 të ashtuquajtura targa të arta. Bisedohet për targa të njohura në mes popullatës si targa të arta që kanë formë dhe mbishkrim të veçantë, të cilët kanë dhe çmim më të lartë nga targat standarde, nga 360 denarë deri në 73 mijë denarë .”- Mariajan Josifovski – zëdhënës I SPB-së.

Ndryshe targat e arta kanë kombinime të numrave, por edhe shkronjave me porosi. Në bazë të ligjit ata qytetarë që duan në vend të numrave në targa të vendosin shkronja ose emër duhet të paguajnë deri në 73 mijë denarë.

Të fundit