27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovarja arrestohet me drogë në Shkup

Më 12.03.2024, në ora 13:10 në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Shkup kanë privuar nga liria N.S.(51) nga Tetova, me banim në Shkup, transmeton Lideri.mk. Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe.

“Ajo është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi policia e Shkupit./Lideri

Të fundit