Me 1 vjet dhe 3 muaj burg është dënuar anesteziologu Valton Dervishi nga Gjinekologjia e Tetovës i cili shpërndau video të drejtpërdrejt (live) në TikTok ku shiheshin pacientë dhe personel mjekësor. Vendimi erdhi pas gjykimit të sotëm në Gjykatën Themelore të Tetovës. Ai e pranoi veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje.
Ky vendim erdhi menjëherë pas seancës së parë gjyqësore e cila u mbajt sot në mëngjes me fillim nga ora 9:30.
Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin dëshmitaret Daniella Simjanovska, Meral Rexhepi dhe Luljeta Rexhepi. Ndërsa munguan dëshmitarët Pëllumb Vela dhe Sezgin Dervishi. Mirëpo ata nuk u morën në pyetje pasi Dervishi pranoi veprën.