Të tjera lajme

BOTËRORI 2026: EKIPET EUROPIANE KALOJNË NË ÇEREKFINALE – DËSHTON BRAZILI!

Franca, Anglia, Norvegjia dhe Maroku kualifikohen në çerekfinale të Botërorit 2026.  Norvegjia befasoi Brazilin, Anglia eliminoi Meksikën, Franca ndaloi Paraguain, ndërsa Maroku mundi Kanadanë. Sonte dhe nesër  përfundon  faza e  1/8  së finales.
 

Me një përballje spektakolare Anglia arriti të sigurojë kualifikimin në çerekfinale  pas fitores 3-2 Meksikës. Pas një vonese prej një ore, 15 minutat e para u zhvilluan me shumë tension dhe në një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin meksikan.

Në këtë  ndeshje  shkëlqeu ylli anglez Jude Bellingham i cili realizoi 2 gola si dhe  Harry Kane me një  gol nga  pika e bardhë, ndërsa për Meksikën shënuan Kinjones dhe Jiménez nga penaltia.

Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë të shtunën në “Miami Stadium”, duke vazhduar ëndrrën për t’i dhënë fund pritjes 60-vjeçare për një trofe madhor.

Norvegjia shkakton surprizën më të madhe të Kupës së Botës 2026, duke eliminuar Brazilin me rezultatin 2-1. Heroi absolut i sfidës në Nju Xhersi ishte Erling Haaland, i cili në pjesën e dytë realizoi dy golat dhe dërgoi skandinavët për herë të parë në çerekfinalet e një Botërori. Golin e nderit për Brazilin e realizoi Neymar nga penaltia. Në pjesën e parë, Bruno Gimaraesh nuk arriti të realizoi një penalti për Brazilin.

Kualifikim në çerekfinale ka siguruar edhe Maroku që triumfoi 3-0 kundër Kanadasë. Në çerekfinale më 9 korrik Maroku do të përballet me Francën e cila   falë  golit të Mbappes nga penaltia siguroi kualifikim në çerekfinale .

Kujtojmë  se deri ditën e sotme listën e golashënuesve e  kryesojnë  Messi, Mbappe dhe Haland me nga 7  gola të regjistruar.

Faza e  1/8  së vazhdon me ndeshjet  që  do të  zhvillohen  sonte  në orët e vona  të natës  dhe nesër mbrëma ku  do të përballen:  Portugalia – Spanja, SHBA – Belgjika, Argjentina – Egjipti  dhe Zvicra – Kolumbia.

Të fundit